Ku po i hedhin sytë qytetarët? – KOMENT

spot_img
Advertisements

Vendi për pak muaj hyn në vit zgjedhor, pasi rreth prillit apo majit qytetarët do të duhet të votojnë për Parlamentin e ri. Sapo politika të kthehet nga pushimet javën që vjen, menjëherë pritet të ndizen motorët e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare. Kryeministri Rama do mbledhë ministrat dhe më pas Asamblenë e PS, ku do të caktohen drejtuesit politikë. PD nga ana tjetër po ashtu do të caktojë koordinatorët dhe do rifillojë takimet në bazë.
Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës me partitë e vjetra 30 vjeçare e 80 vjeçare. Element tjetër është se Partia e Lirisë dhe PDIU janë më pak të pëlqyerat, pasi nuk përfliten fare.
Qytetarët kanë filluar të hedhin sytë te partitë e reja dhe sidomos te Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, Nisma Thurje e Endri Shabanit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe madje edhe tek Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. Euroatlantikët e Lulzim Bashës janë një alternativë tjetër me program, por të paregjistruar në gjykata dhe me kokën prapa tek vula.

Dominimi i partive të vjetra po venitet dhe ndoshta shqiptarët e kanë kuptuar se nuk ka të ardhme me Metën, Berishën dhe Ramën.

Koalicioni antikorrupsion antitranzicion dashje pa dashje po fillon të marrë formë ndoshta padëshirën e drejtuesve të saj.

Latest articles

Related articles