nga Enton Abilekaj
Policia e Shtetit përfundimisht ka zgjedhur të dezinformojë publikun, të dalë mbi ligjin, të mbrojë kriminelët në dëm të viktimave. Pa u harruar akoma ngjarja e Pogradecit, ndoqën të njëjtën metodë për ngjarjen e Vlorës. Fshehën emrat e autorëve dhe nuk e përmendën personin në kërkim derisa mediat e nxorën.
Ndoshta nuk kanë se si ta shpjegojnë që një person në kërkim për plagosje me thikë, është në mes të një koncerti, ku ndodhen njerëz nga më të njohurit dhe më të rëndësishmit, nuk kanë si ta shpjegojnë që të kërkuarit janë të tillë vetëm për policinë, sepse janë në rrugë ndërsa policia ndalon të tjerët, për gjoba të të gjitha llojeve.
Kjo polici që për kolegun që plagosi zyrtarin e ERRU, nxori edhe mesazhet familjare, mbron të kerkuarit dhe personat me precedentë penalë.
Pas kësaj flagrance të re, askush nuk mund t’i besojë më kësaj strukture drejtuese të policisë. Ata janë shndërruar në shërbëtorë të partisë dhe paligjshmërisë, prandaj duhet të largohen që të shpëtojnë ç’ka mbetur nga imazhi i Policisë së Shtetit.


