Qytetarët protestë për rrugën e lirë në Thumanë-Kashar, PD i ka braktisur për Oligarkët

spot_img
Advertisements

Pa mbështetjen e opozitës së shitur të Sali Berishës, dhe pak aktivistë si Sabah Sheta e Andia Ulliri banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë për të nëntën herë, ku kërkojnë të drejtën e tyre për të pasur hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Edhe ditën e sotme banorët thyen kordonin e policisë dhe kanë bllokuar rrugën. Kësaj radhe në mbështetje të tyre u përfshinë edhe shoferët e automjeteve të cilët ishin bllokuar nga kjo protestë.

Kjo është protesta e nëntë e banorëve të zonës, ndërsa shprehen të vendosur në kërkesën e tyre për të pasur akses në këtë aks rrugor.

Latest articles

Related articles