Lapaj denoncon vjedhin e ujit të lumit në Delvinë

spot_img
Advertisements

TË PANGOPUR!

Lumi Kalasë buron në fshatin Tatzat të Delvinës. Është një mrekulli e natyrës. Rrjedha natyrore e lumit vadiste tokat e fshatrave të Rrëzomës dhe fushat e Delvinës. Në vitet e komunizmit, mali u shpua me tunel dhe uji i lumit Kalasë nisi të vadiste krejt zonën e bregdetit (plantacionet e portokajve dhe ullinjve) nga Borshi deri në Sarandë. Një sistem kanalizimesh i jashtëzakonshëm për vaditje, që ktheu në pjellore dhjetëra mijëra hektarë tokë.

Në “demokraci”, pushtetarët tanë gjykuan që këtë ujë, që mbante gjallë krejt krahinën, ta jepnin me koncesion për prodhim energjie. Uji tashmë prodhon begati për një grusht njerëzish dhe ka lënë në mjerim e thatësirë mijëra hektarë tokë e mijëra familje.

Nuk janë mjaftuar me kaq, por këto ditë kanë shqepur me skrepa rrjedhën e lumit deri në burim për ta marrë ujin të gjithin, duke shkaktuar një masakër mjedisore të një prej zonave më të bukura të vendit.

Barbarë!

Latest articles

Related articles