Në vitin 2019 dërguam në SPAK Ilir Beqajn për tenderin e sterilizimit. Asokohe, ne besonim shumë që zyrtari do të dënohej dhe do të vihej drejtësia në vend, ndonëse shumë pak besuan se do t’i hynte gjemb në këmbë.
Sot, SPAK përveçse e ka dënuar, ka nisur t’i sekuestrojë pasuritë Beqajt. Kështu do të ndodhë edhe me zyrtarët e tjerë të lartë të hetuar dhe të dënuar.
Burgu nuk mjafton për ta!
Ne kemi katër çështje të tjera në SPAK, ku do të presim me durim që drejtësia të veprojë.
Këtu na duhet edhe ndihma jote si votues, pasi nëse zyrtarëve u heqim pushtetin dhe imunitetin që i jep Parlamenti, SPAK e ka edhe më të lehtë për t’i hetuar e për t’i dënuar.
Pandëshkueshmëria nuk është sot më një mit, siç ka qenë për 34 vite me radhë!


