Prej muajsh protestojmë për vendimin antikushtetues për mbylljen e aksit Sh1 Milot- Fushë-Krujë dhe mos ndërtimin e një hyrje- dalje në aksin Thumanë- Kashar.
Përtej censurës, presioneve dhe dizinformimit nuk ka patur asnjë reagim zyrtar mbi kërkesat e banorëve.‼️
Pyetjet tona janë të thjeshta:
❓Përse nuk ka sot hyrje dalje në aksin Thumanë-Kashar?
❓Teksa në planin fillestar ishin parashikuar 4 nyje shkëmbimi, pse mungojnë nyjet lidhëse në Fushë-Krujë dhe Thumanë?
❓Si u mor vendimi për të izoluar Fushë-Krujën dhe Krujën?
👉Edhe pse ska asnjë transparencë për këtë rrugë, kërkesat tona janë të njëjta, kërkojmë hyrje-dalje dhe lirinë e lëvizjes së banorëve.
Protestat do vazhdojnë derisa institucionet të reagojnë‼️


