Partia Lëvizja e Legalitetit dënon me ashpërsinë paraqitjen e turpshme të “ gazetarit” të sportit Ervin Baku, aq më tepër kur ky është punonjës në Televizionin Publik Shqiptar.
Paraqitja e Tij gjatë një intervistë televizive me bluzën në të cilën gjendet flamuri i Sërbisë, është sa e turpshme, provokative dhe e dënueshme sidomos edhe për situatën aktuale politike në rajon dhe marrëdhëniet e Kosovës (Shqipërisë) me Serbinë dje dhe sot.
Kjo nuk është rastësi dhe nuk duhet anashkaluar, kjo është tinzare, e mirëllogaritur, e qëllimshme dhe provokative, prandaj është rast që nuk mund të shkojë pa u dënuar me forcë nga i gjithë opinion publik dhe pa marrë masat e duhura ndaj atyre që vepruan dhe gatuan këtë veprim të shëmtuar.


