Mijëra qytetarë përgatiten të dalin në Sheshin Skënderbej. Marshim për drejtësi

spot_img
Advertisements


Pak ditë më parë të riut Egli Proga në Pogradec, babait të 2 fëmijëve, i’u mor jeta padrejtësisht. Akoma dhe më padrejtësisht u tentua të manipulohej e vërteta nga ana e organeve ligjzbatuese.
Ai që e dhunoi po akuzohet se e vrau nga pakujdesia. Nesër mund të jesh ti apo i afërmi yt ai që vritet. Nesër mund të jetë secili prej nesh që i merret jeta dhe pasandaj nuk bëhet as drejtësi.
Ndaj do dëshironim t’iu ftonim në Marshimin që po organizohet ditën e Hënë, datë 19 Gusht ora 19:30, nga sheshi Skënderbej në drejtim të Kryeministrisë.

Jeni të lutur të bashkoheni me qindra qytetarë të tjerë për të treguar se populli ynë nuk mund të nëpërkëmbet por bëhet bashkë për t’i dhënë zë padrejtësive që na cënojnë jetën.

Me respekt
Grupi organizator i
Lëvizjes Shqipëria Bëhet.

Latest articles

Related articles