‘Më ngacmonte nusen’ – zbulohet motivi pse polici qëlloi

spot_img
Advertisements

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Autori është shtetasi Erjon Goxhara, me detyrë efektiv policie, ndërsa shënjestr” e atentatit ka qenë 45-vjeçari Lorenc Kosta.

Mësohet se Goxhara ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt Kostës, teksa këtë të fundit e kanë kapur më së paku dy plumba në këmbë, duke e lënë të plagosur. 45-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se Lorenc Kosta ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Autori Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Sipas Policisë së Tiranës, krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

Nga hetimet paraprake mësohet se dyshohet se Lorenc Kosta i kishte ngacmuar partneren efektivit Erjon Goxhara dhe më pas ky i fundit ka ndërmarrë aktin ekstrem duke i bërë atentat me armë zjarri.

I plagosuri Lorenc Kosta dhe partnerja e efektivit mësohet se punonin tek Enti Rregullator i Energjisë.

Latest articles

Related articles