Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti për motive pronësie mes 6 personave, 3 prej të cilëve janë vëllezër, në Kurbin.
Një prej të plagosurve ka plagë me armë zjarri, ndërsa dy vëllezërit e tij, janë plagosur me sende të forta.
Policia ka shpallur në kërkim Valdano Murati 32 vjeç. Ai është djali i Sokol Muratit. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Pëllumb Murati vëllai i Sokol Muratit, raporton për Balkanweb, gazetari Igli Çelmeta.
Referuar burimeve zyrtare të arrestuarit dhe i shpallur në kërkim janë konfliktuar me vëllezërit Y.V, S.V dhe E.V. Ky i fundit ka mbetur i plagosur me armë zjarri.


