Shuhet nënkoloneli Agim Sallaku, piloti me karrierë i helikopterëve

spot_img
Advertisements

Nënkoloneli Agim Sallaku është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka konfirmuar lajmin e trishtë dhe ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi dhe mirënjohjeje për Sallakun.

“Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të në Forcën Ajrore.

Mirënjohje të thellë për kontributin njerëzor e profesional të një prej ushtarakëve më të përkushtuar të Forcave të Armatosura! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve. U prehsh në paqe, nënkolonel Sallaku”, shkruan ministri Vëngu.

Latest articles

Related articles