Pampuri: Të fortët që kanë lidhur fijet edhe me politikën, njerëzit iu duken miza

spot_img
Advertisements

nga Orjola Pampuri

Vrasja e Ergit, i ndjeri dhe viktimë e këtij realiteti të rremë, vërtetoi më së miri atë që të gjithë ne pohojmë: në këtë vend ku nuk ka drejtësi, nuk mund të ketë siguri për askënd.

Në këtë vend ku vetëm lidhja me të fortët të siguron jetëgjatësi në pushtet, në karrige funksionesh, ku vetëm lidhja me të fortët të bën më të fuqishëm përballë kundërshtarit, sigurisht fundi është i dhimbshëm, por këto specje janë mësuar me dhimbjen, dhe etja për të qenë dikush, e për të pasur qoftë edhe pak vëmendje e pushtet, ua eklipson totalisht ndërgjegjen, atë pak ndërgjegje që metamorfozën e ka mundësi mbijetese, duke i nxitur të gjejnë nga fundi i dheut lloj-lloj speciesh për të pasur jetëgjatësi në funksionet e tyre, duke u kamufluar më pas si koka beteje.

Ndaj sot të fortët që kanë lidhur fijet edhe me politikën, kanë fituar pushtet, e njerëzit që jetojnë e mbijetojnë me ndershmëri u duken mizat, sepse përballë tyre, policia hesht, drejtësia hesht, dhe në fund, pushtetarët hesht-rin. Kjo marrëdhënie e ndërsjellë interesash mes tyre, ku secili kërkon terren të lirë nga tjetri, na kanë çuar deri këtu.

Kjo është fatkeqësia e këtij vendi, nga e cila do të shpëtojmë vetëm kur të kthjellohemi e të ndajmë përfundimisht të mirën nga e keqja.

Latest articles

Related articles