‘Rama teknikë për të mbytur protestat qytetare! Ndëshkim për zullumqarët e kapur nga krimi’

Nga Enriketa Papa

Sa herë ka diçka, një ngjarje që përplotet mendjet dhe turbullon njerëzit nga padrejtësia e institucioneve publike, Kryeministri Rama reagon dhe shpik flluska propagande, për të mbytur reagimet civile të qytetarëve. Njësoj me vrasjen e Klodian Rashës, njësoj me protestat e studentëve, njësoj me protestën e plehrave.

Ka frikë nga reagimet civile. Ka frikë nga njerëzit e thjeshtë dhe protestat e ndjera, reagimet spontane të qytetarëve. Por sillet si kub, ndaj atyre politike.

Sot kushdo që merret me politikë, duhet t’u ofrojë njerëzve, pikërisht të kundërtën që Rama u ofron. Humanizëm në drejtimin e shtetit. Drejtësi në vend të krimit. Ndëshkim për zullumqarët dhe fund i pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar dhe të kapur nga krimi.

Qytetarët kanë nevojë të ndjejnë se shteti ku jetojnë dhe punojnë, është i tyre dhe jo i pushtetarëve. Duhet ndërtuar shteti i qytetarëve dhe jo i kastave pushtetmbajtëse.

Latest articles

Related articles