Vrasja në Pogradec që të çon tek Edi Rama!

spot_img
Advertisements

nga Endri Shabani

Dita 1 – Vrasja e një të riu, prind i dy fëmijëve, u raportua si ‘aksident’. Lajmi ishte që “një i dehur është gjetur i vdekur në rrugë”, dhe policia prezente në vendngjarje ishte vonuar për të njoftuar ambulancën.

Deri në këtë pikë përgjegjësia është e drejtorit të policisë së Pogradecit, që drejton një strukturë policore të paaftë.

Dita 2- U raportua që në fakt ishte ‘vrasje për motive të dobëta’. Deri në këtë moment përgjegjësia është e drejtorit të përgjithshëm të policisë, i cili drejton një strukturë policore që fsheh gjurmët e krimit.

Dita 3 – Del që në fakt vrasja ishte si ndëshkim për mos pagimin e ‘gjobës’ që kriminelët iu vënë bizneseve të vogla.

Pra nuk është një aksident, as një konflikt i çastit, por një shtet i falimentuar në këmbët e mafiozëve dhe kriminelëve.

Dhe aty ku biznesi iu paguan gjobë kriminelëve nga frika se mos e vrasin, nuk ka më shtet.

Prandaj për këtë vrasje ka vetëm një përgjegjës: Kryeministri Edi Rama!

Ai erdhi në pushtet me premtimin se do të bënte shtet, por 12 vite më vonë biznesmenët në Shqipëri vriten se nuk i paguajnë gjobën kriminelëve. Ndërsa policia bën sehir, ose fsheh gjurmët.

Gjobat e mafiozëve shqiptarët i kanë parë në filmat mbi Siçilinë e shekullit të kaluar, ku çdo dyqan paguante ‘pizzo’ tek Cosa Nostra.

Mesa duket ky popull e paska taksirat t’i shohë edhe në Shqipërinë2030 të Edi Ramës!

Prandaj nëse je biznes i vogël, dhe ke një fije respekt për punën tënde, revoltohu njëherë dhe të paktën mos i voto më!

Latest articles

Related articles