Tentoi ti vidhte çantën një turisti italian nën kërcënimin e thikës, arrestohet i riu

spot_img
Advertisements

Një 20-vjeçar u arrestua në Durrës pasi nën kërcënimin e thikës tentoi ti vidhte çantën një turisti italian.

Në një rrugë me errësirë në lagjen nr.13 në Durrës, 20-vjeçari Amarildo Dani banues në Bulqizë dhe rezident në Itali nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij.

Ai nuk kishte mundur t’ia merrte pasi italiani ishte larguar me automjetin e tij.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles