Emrat e 2 gangsterëve që terrorizuan qytetin duke shtënë 6 herë në ajër

spot_img
Advertisements

Policia e Lezhës njoftoi sot se ka kryer një aksion të menjëhershëm pas sinjalizimit prej qytetarëve dhe krismave që u dëgjuan në lagjen “Skënderbeg”.

Fillimisht u dyshua për një konflikt mes personave, por nga verifikimet rezultoi se ishin të paktën 6 të shtëna në ajër dhe në lëvizje me makinë. Gjatë hetimeve dhe operacionit u zbulua se autorët e dyshuar dhe ndaluar janë Erion Berisha, 32 vjeç dhe Petrit Neziri, 24 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu një person i tretë po hetohet në gjendje të lirë, që është njëkohësisht dhe pronari i mjetit.

Policia tha se “gjeti dhe sekuestroi pistoletën sportive të përdorur, e cila kishte një fishek manovër në karikator, si dhe automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin”

Latest articles

Related articles