Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj, këto ditë gushti po i shijon me familjen e tij, me pushime.
Kohën që po shpenzon me ta, Albani po e shfrytëzon në maksimum, pasi gjatë muajve të tjerë të vitit është i angazhuar në muzikë për projekte të reja, dhe nuk qëdron shumë pranë dy fëmijëve të tij, Amelisë dhe Duamit.
WhatsApp Image 2024-08-09 at 16.56.20
Advertisement
Gjithashtu, kjo kohë ka qenë si periudhë reflektimi për të, dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në Instastory, ku ka nxjerrë një foto me të birin në pishinë, ndërsa shprehet se fëmijëve të tij u është në borxh.
Ai thekson se fatmirësisht djali dhe vajza e tij e kanë mirëkuptuar, po shton se askush dhe asgjë nuk e zëvendëson prezencën e një babai.
“Jam pak ne “borxh” keto kohe me keto dy dashurite! Jam me fat qe i mirekuptojne qellimet e mia te mira dhe qe jane gjithcka per mua. Gjithsesi, po e kuptoj gjithmone edhe me shume qe askush dhe asgje s’mund ta zevendesoj prezencen e nje babai”, shkruan këngëtari


