Shqiptari i merr jetën shqiptarit edhe në Itali. Emri

spot_img
Advertisements

Një shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Tavullia, Itali.

Idrizi, 38 vjeç është goditur me thikë ne zemër gjatë një sherri, bëjnë me dije mediet italiane.

Ai u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës humbi jetën. 38-vjeçari rezulton me precedentë penale pasi ishte dënuar më parë për drogë. Sipas medive fqinje, Idrizi kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje shqiptarësh.

Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me tre persona të tjerë. Njëri nga grupi duket se ka goditur në kokë një shqiptare, pjesë e familjes me të cilën Idrizi donte të lante hesapet. Më pas një person ka marrë thikën dhe ka goditur tre herë 38-vjeçarin.

Latest articles

Related articles