Policia ka vendosur në pranga dy vëllezër që akuzohet se shantazhonin vajzat me foto e video të tyre intime.
Mësohet se të rinjtë 20-vjeçari me iniciale H. M. dhe 18-vjeçari me iniciale J. M., banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale.
Më pas përmes komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.
Arrestimi i Noyzit dhe DJ të tij pas sherrit në Pejë, policia: Do ekstradohen në Kosovë
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare


