Të braktisesh dhe pas vdekjes. Ky është rasti i Arben Lleshit. I dënuari me bugim të përjetshëm për vrasjen e shokut të tij në Britaninë e Madhe, u ekzekutua nga Sokol Mjacaj brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin në dhjetor të 2023.
Por, kur po mbushen 9 muaj nga dita e ekzekutimit, trupi i pajetë i Arben Lleshit vijon të mbahet në morgun e Tiranës. Familja e tij ka refuzuar deri më tani për ta tërhequr trupin dhe kryer ceremoninë e varrimit, me gjasë nga frika e hakmarrjes. Madje, ata pretenduan se viktima nuk ishte i afërmi i tyre, cka detyroi institucionet të kryenin analizën e ADN-së për të rikonfirmuan identitetin.


