Anëtari i Këshillit bashkiak të PD Jonuz Myshketa ka bërë të ditur se ka depozituar sot pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Kërkesë Padinë për anullimin e aktit normativ për Parkingjet me Pagesë në Durrës.
Siç paraqitet dhe në foton më poshtë, siç patëm kundërshtuar dhe gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak duke parashtruar argumentet tona se përse projekti I parkingjeve me pagesë është I nxituar.

Bërë pa transparencën e duhur për qytetarët dhe në vazhdën e kërkesës sonë drejtuar Prefektit të Qarkut Durrës për mospranimin e aktit normativ, kërkesë e cila I refezua.
Ne të bindur në të drjetën tonë, në shërbim të qytetarëve durrsak, kemi ushtruar tagrin ligjor duke depozituar sot pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Kërkesë Padinë për anullimin e aktit normativ nënligjor në lidhje me sa më sipër cituar.
Retorika jonë politike shkon në koherencë të plotë me aksionet tona pasi besojmë fort që jemi në kahun e duhur dhe në mbrotje të interesave të qytetarëve durrsak.
Kemi parashtruar të gjitha argumentat ligjor përse ky akt është kundër interesave të qytetit pasi është I nxituar, pa gjetjen e alternativave shteruese për qytetarët përpara se të shkohet në një nisëm të tillë.
Duke shpresuar në një gjykim të drejtë nga ana e Gjykatës Ju bëj me dije se jemi, e do mbetemi përherë në shërbim të Durrësit dhe banorëve të tij përballë çdo abuzimi me të drejtat e Tij dhe të tyre.


