ANALIZA | Nuk janë kundër emigrantëve të pasur, janë kundër të varfërve që emigrojnë

spot_img
Advertisements

nga Ilirjan Shehu

Donald Trump ka gruan emigrante. Elon Musk është një emigrant nga Afrika e Jugut i cili ka jetuar më parë në Kanada dhe tani në Amerikë. Stephen Yaxley (a.k.a. Tommy Robinson) jeton në Spanjë si emigrant, ndërkohë që ankohet se emigrantët po “pushtojnë” Anglinë. Shumë emigrantë nga Europa, të cilët e quajnë veten “expatriote”, jetojnë në Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi etj.

Problemi për këta të vetëshpallur të djathtë nacionalistë si Trump, Musk apo Robinson nuk janë emigrantët në përgjithësi, por vetëm emigrantët e varfër. Në fakt, shpeshherë në emigracion takon edhe shqiptarë emigrantë, të cilët pas dy vitesh këtu thonë: “Po këta pse e mbushin vendin me zezakë, arabë e indianë?”. Imagjinoni se si ndjehen vendasit e Amerikës dhe Kanadasë kur të bardhët ankohen për emigracionin!

E vërteta është se rrënjët e këtyre ndarjeve, edhe pse shpesh marrin formën e racizmit, islamofobisë, antisemitizmit etj., janë në thelb ekonomike. Shkatërrimi i shtetit të asistencës që nga vitet ’70-të, pasurimi i pamatur i një pakice ndërsa të tjerët vetëm varfërohen, luftërat për të kontrolluar burime natyrore, kanë sjellë një gjendje ku shtresat e varfra janë shumë të inatosura. Duke krijuar dasi e konflikt mes shtresave të varfra, siç janë edhe ato që po protestojnë në Angli, pasanikët dhe politikanët që ata kanë në xhep, kërkojnë të heqin vëmendjen nga shkaku i vërtetë i varfërisë së tyre.

Konflikti mes varfanjëve shërben për të krijuar përçarje, ndërsa aleanca e pashënjtë mes disa pasanikëve (liberalë e konservativë), sionistëve dhe disa të krishterëve konservativë fetarë ekstremistë kërkon të minojë demokracinë liberale në Perëndim dhe koncentrimin e pushtetit. Axhenda e përçarjes i përshtatet të tre këtyre grupeve. Të vetmet grupe që nuk kanë fitim nga kjo janë varfanjëkët, të bardhë, të zinj apo të çfarëdo ngjyre e nacionaliteti qofshin. Emri tjetër i kësaj situate është fashizëm. Megjithëse përpjekja e parë në vitet 1940 dështoi, 70 vjet më pas me më shumë mbështetje dhe sofistikim, ku e di…

Latest articles

Related articles