nga Mentor Kikia
Në fillim, edhe unë i besova gjinekologëve të shumtë shqiptarë dhe jo vetëm, që thanë se ajo gruaja e veshur me të kuqe është një burrë. Sepse, çfarë dreqin nuk po ndodh, dhe nuk është habi që një transgjinor ta fusin të ndeshet si me burra ashtu dhe me gra.
Por, edhe kur publikisht dhe zyrtarisht u pohua nga organizatorët e Olimpiadës se ajo është një GRUA, por që e ka nivelin e testosteronit, hormonit mashkullor, më të lartë se gratë normale, gjinekologët sërish kërkojnë atë gjënë mes këmbëve të saj (si ky që e ka zbuluar me këtë shigjetën e verdhë).

Tani gruas nga Algjeria nuk i mbetet veçse t’i heqë poturet në mes të Parisit dhe t’ua tregojë të gjithëve atë që nuk e ka.
Edhe Melonit (kryeministrja italiane), që e ka bërë çështje të madhe ndërkombëtare qurravitjen e boksieres italiane.
Nëse sporti ka ca rregulla për sa duhet të jetë niveli i testosteronit te femrat sportiste, dhe këto rregulla duhen të ndryshohen, kjo është një çështje që i mbetet specialistëve.


