Gjykata e Vlorës, ka dënuar me 4 vite burgim, biznesmenin e kompleksit “Ambel Beach” Helidon Gjikoka, i cili akuzohet për “Falsifikim të vulave dhe formularëve” dhe “Falsifikim të dokumentave”.
Vendimi është marë ditën e djeshme nga Artan Çiraga i cili lexoi vendimin përfundimtar rreth çështjes penale që kishte si objekt tjetërsimin e 1430 m2 katror tokë.Gjatë dhënies së pretencës prokurori, Edmond Vorfi, kishte kërkuar dënimin e Gjikokës me 6 vite e 4 muaj burgim.Ulja e dënimit që ka bërë nga gjykata në këtë rast ka ndodhur për shkak të gjykimit të shkurtuar.Ndërkohë gjykata e Vlorës vendosi të deklarojë fajtor dhe dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim dy ish-zyrtarët e Hipotekës dhe ALUIZNI-t në Vlorë, Andi Haxhiraj dhe Ermal Mahilaj, të cilët akuzoheshin për “Falsifikim dokumentash”, shkruan oranews.


