Sako: Porto-Romano i ri me potencial ekonomik direkt jo vetëm për Durrësin

spot_img
Advertisements

Durrësi do të ketë një port të ri brenda pak viteve, me një potencial të lartë ekonomik për vendin.

Kështu u shpreh të martën (29 korrik) Emiriana Sako, kryebashkiakja e qytetit bregdetar, ku do të lokalizohet edhe ndërtimi i ri i Porto-Romanos.

Në aktivitetin për shpalljen e garës ndërkombëtare për portin, znj. Sako deklaroi se Durrësi ka hapur një kapitull të ri zhvillimi që pas tërmetit të 2019-ës.

Gjithë qeveria shqiptare ka kthyer kokën me projekte shumë të rëndësishme të infrastrukturës madhore, si kjo e portit, e hekurudhës, e marinës. Ka qenë vendimi i duhur për qytetin që porti të spostohet në periferi,” tha znj. Sako.

Projekti në Porto-Romano pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, e cila bazohet në turizëm dhe industri.

Është momenti që portet në Durrës t’i shohim si një potencial për qytetarët, jo vetëm për zhvillimin ekonomik indirekt për punësimin, por edhe për të ardhurat që do të kenë bashkitë, jo vetëm Durrësi, por Vlora, Lezha,” tha kryetarja e bashkisë.

Kryebashkiakja e Durrësit zbuloi edhe planet e ardhshme për zhvillimin e qytetit.

Me kryeministrin kemi diskutuar edhe për projektin e madh të zgjerimit të rërës në zonën e plazhit, që nga zona e portit deri te blloku i ‘Konvaleshencës’. Do të vazhdojë faza e dytë e shëtitores dhe mbi të gjitha projekti i rërës, që i shërben shumë turizmit,” deklaroi znj. Sako.

Latest articles

Related articles