Gjykata Apelit kundër Prokurorisë për masat ndaj biznesmenit dhe grupit të tij

spot_img
Advertisements

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Tiranës me tjetër trupë gjykuese çështjen e Kristjan Boçit dhe 6 personave të tjerëve të akuzuar për pastrim parash. Mësohet se Arta Marku, Prokurorja e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues. Sipas prokurorisë, vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale.

Me kërkesë të prokurores së Apelit, Arta Marku është prishur sekuestro e 50 milion eurove që iu bllokuan një grupi personash mes të cilëve, Eman Abule një shtetas nga Belgjika,, Kristian Boçi, një personazh i njohur në rrjetet sociale si sponsor i boksierëve të ndryshëm dhe Vladimir Avrami, konsull nderi i vendit tonë në Qipro.

Latest articles

Related articles