Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një 20 vjeçar me banim në Roskovec pasi ndaj tij ka një padi nga bashkejtuesja 16 vjeçare me inicialet V.T, e cila sipas policisë lokale pretendon se është dhunuar sistematikisht prej muajsh nga 20 vjeçari M.Ç, madje edhe gjatë muajve të shtatzënisë
- Advertisement –
16 vjeçarja V.T ka bërë me dije para oficerit të policisë së komisariatit Pogradec se para një viti është larguar nga banesa e saj për të bashkëjetuar me 20 vjeçarin në Roskovec të Fierit, pa dijeninë e prindërve.
Sipas saj, bashkëjetuesi e ka mbajtur me forcë brenda ambienteve të shtëpisë duke mos e lejuar të dalë jashtë banesës për asnjë moment, madje ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
16 vjeçarja u ka bërë me dije oficerëve të policisë se para një jave është larguar nga banesa e bashkëjetuesit tek prindërit e saj. Pasi ka ardhur në banesë, adoleshentja i ka bërë me dije nëpërmjet telefonit bashkëjetuesit të saj se do të abortojë fëmijën.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurosisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, thueht në njoftimin e policisë.


