Hapet hetim për grumbullimin dhe shitjen e frutave dhe perimeve, i shtrenjtuan me 50 %

spot_img
Advertisements

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për grumbullimin dhe shitjen me shumicë të frutave dhe perimeve.

Hetimi paraprak do të bëhet në qarqet, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Sipas këtij autoriteti në Tiranë grumbulluesit i rritën çmimet me 11-55% nga blerja te fermeri deri te shitja me shumicë.

Pikat e shumicës në Tiranë shtrenjtuan çmimet deri në 100% kur ua shitën bizneseve të pakicës.

Grumbulluesit e Korçës i rritën çmimet me 17-40% dhe Fieri i shtrenjtoi me 11-50% çmimet e frutave dhe perimeve

Latest articles

Related articles