Gjykata e Lartë fillon procedurat për shqyrtimit e rekursin për vulën e PD

spot_img
Advertisements

Gjykata e Lartë ka marrë në dorëzim rekursin e depozituar nga Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë.

Kjo, pasi Apeli vendosi që ajo i përkiste grupimit më të madh demokrat, atij të Sali Berishës.

Një rekurs i tillë ishte paralajmëruar nga kreu i grupimit të demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, i cili nuk e ka pranuar vendimin e Apelit për t’i lënë fraksionit të tij brenda të djathtëve vulën.

Me anë të një publikimi në median sociale Facebook, Basha shprehet se grupimi që ai drejton nuk do të pranojë “paligjshmërinë dhe as nuk do lejojë që padrejtësia të triumfojë”.

Ai më tej shkruan se “vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin”.

Njoftimi i plotë

Në një njoftim, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm bën të ditur se më datë 23.07.2024, është paraqitur rekurs nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, av. Indrit Sefa, ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nr. 723, datë 11.06.2024.

Pas kryerjes së veprimeve administrative (komunikimit te rekursit), sot më datë 29.07.2024, dosja u dërgua për shqyrtim rekursi në Gjykatën e Lartë

Latest articles

Related articles