Arben Ahmetaj bëri sot një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij lidhur me AKSHI-n.
Ai tha se është bërë një përgjim ambiental dhe se pavarësisht se ai mund të zhduket, përgjimi ekziston diku dhe ajo provë është e ruajtur.
“Ka 8 muaj që investigohet AKSHI. Është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK. Mund ta zhdukin po dikush e ka një kopje të kësajdhe më ka garantuar që një kopje e saj është në një kuti. Është bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit te AKSHI, 43 milionë euro me prestanome. I është përmendur emri për shumë gjëra. ABS që është një prestanome i kryeministrit poi u këput filli se u thirr në SPAK dhe deponoi. Unë e di se çfarë ka thënë. Tani është në kontroll të dikujt tjetër AKSHI. Danieli, një ish-punonjës është kërcënuar që të mbyllë gojën. Nga kryeministri vetë.” – tha Ahmetaj.
ECO PARKU
Ahmetaj ka lëshuar një mesazh të hapur teksa akuzoi SPAK-un dhe qeverinë për zhdukjen e dokumenteve kompromentuese.
Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, ai tha se ka lënë dokumente për koncesionin e sterilizimit të cilat mund të zhduken, ashtu si ajo për Eko Parkun, për të cilën tha se ajo ekziston diku.
“Beqaj, Mediu në gjendje të lirë, Veliaj në gjendje të lirë vijon paguan inceneratorin. Rasti i Krifcës, Plarent Ndrecës, në gjendje të lirë. Çfarë nxitimi kishte Altin Dumani për të nxjerrë urdhërarresti ndaj meje. Ajo letër e Eko Parkut ekziston diku. Le t’i zhdukin letrat e koncesionit të sterilizimit si ato të Eko Parkut, po ajo letër është diku. Unë lidhje me krimin e kriminelë s’kam pasur kurrë. Dhe kjo gjë dihet botërisht. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë 100% të përfshirë në inceneratorin e Tiranës. Dy muaj para se të sekuestrohej inceneratori i Tiranës u pastrua lista. Dëmi i inceneratorit të Tiranës shkon deri në 700 milionë dollarë. Ai është kontrolluar politikisht, publikisht. Ky e lidh blerjen e viletës së Arjolës dhe familjarëve të saj, doni të dini sa qesharake është, si e bën lidhjen ky. Arben Ahmetaj ka nominuar anëtarët e bordit të OSHEE-së dhe Klodian Zoto me një biznesmen që ka shitur shtëpinë ka hyrë në tender të OSHEE-ha dhe aty ka mjaft para edhe për shtëpinë e Hamallajt, shkruhet në dosje. Merreni dhe lexojeni sa qesharake është. Kjo është lidhja që ka bërë Dumani. Anëtarët e bordit të OSHEE-së nuk i emëron ministri i Ekonomisë. Infrastruktura dhe Drejtësia sjellin emrat dhe Ekonomia bën procedurën. Megjithatë, edhe sikur, bordi i OSHEE-së nuk bën tender. Unë s’kam udhëtuar asnjëherë me Lefterin, me Alqin, me Erjolën.” – tha Ahmetaj
RAMA- DUMANI
Ai tha se nuk ka marrë pjesë në procedurat e asnjërit prej inceneratorëve ndërsa nënvizoi se kryeministri Rama e kontrollon SPAK-un dhe e përdor si makineri ndaj kundërshtarëve ose atyre që do ai.
“Ndaj meje është kërcënim i hapur, do të zhdukim familjen. Altin Dumani ka thënë se e ka personale me mua. Unë i sugjeroj një përfaqësues i drejtësisë s’mund të ketë asnjë emcion ndaj një qytetari, të hetuari apo arrestuari. Nuk është drejtësia SPAK-u, do duhet të ishin gjykatat. Edi Rama përmes SPAK-ut dhe e përdor si makineri kundër armiqve të përhershëm, të përkohshëm. Për cilin inceneratorët më akuzon mua Altin Dumani. Nuk kam marrë pjesë në asnjërën prej procedurave, as në atë të Tiranës, as të Elbasanit, as të Fierit. Ai ka shkatërruar procedurat e drejtësisë.” – tha Ahmetaj
Rama- VELIAJ
Ish-zv.kryeministri tha gjithashtu se dhe e ka kundërshtuar publikisht dhe me forcë atë. Ai tha se mungojnë 80 milionë euro nga inceneratori në fjalë.
“Edi Rama dhe Erion Veliaj bënë të mundur inceneratorin e Tiranës, ishte i bllokuar. Mbasi ju thotë Edi Rama me kë ka komunikuar verën e 2017-ës, çfarë garancish joformale kë kërkuar, kujt ia ka kërkuar. Ku janë 80 milionë dollarët e inceneratorit të Tiranës. të më falë kjo zonja që do i përmend emrin. Denisa Torkuçi negocionte rrogën për 1500 euro, punon atje, e akuzojnë për grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që nuk janë 80 milionë dollarë dhe nuk ka incinerator. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Pyeteni kryeministrin e drejtësisë së re, çfarë ka ndodhur në verën e 2017-ës. Për Tiranën janë letrat, letrat. Refuzimin tim të prerë. Në një moment i kam thënë publikisht, ndoshta goja do jetë edhe armiku im. Zero komunikim për Elbasanin. ëto idioitësi, jo fjeti këtu, jo fjeti atje, si agjenci udhëtimesh, s’kanë lidhje fare. Ata djemtë janë masakruar. Mirel Mërtirit ia kanë marrë.” – tha Ahmetaj.
MCGONIGAL- Dubai
Ai tha gjithashtu se ka një video të autoriteteve shqiptare me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal në Dubai.
Ahmetaj tha se kreu i SPAK-ut nuk heton për asnjë nga çështjet dhe abuzimet e shpërdorimet e ministrave të Ramës dhe kryeministrit vetë.
“E di pse nuk është fituar çështja Beçhetti. E ka fituar me SMS kërcënuese nga autoritetet shqiptare. Ku është Altin Dumani që nuk është i shqetësuar për 120 milionë euro që janë humbur në arbitrazh. Arkitektët ndërkombëtarë janë të gjithë të caktuar nga Rama. Eko Parku pse s’e investigon Edi Rama. Deri atë që të shkoj në të sëmës do bëj këtë gjënë mënyrë ligjore. Eko Parkun e ka firmosur vetë Edi Rama dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh ndërkohë që një nga familjarët e Ramës ka qenë e punësur nga një kompani inceratorësh për projektin para se të dilte në tender. Në Dubai ka video të McGonigalit me autoritetet shqiptare në një fabrikë. Kush e ka korruptuar McGonigalin, unë? Tunel i Llogarasë është një aferë korruptive. Një kompani shqiptare e ka fituar dhe ia kanë anuluar pasi janë bërë takime në Ankara. I është dhënë tenderi një kombinimi turk.” – tha Ahmetaj.


