Socialistët mbledhin sot Kongresin Zgjedhor, në fokus të të cilit, do të jenë jo vetëm punët e partisë, por edhe sfidat për të çuar përpara qeverisjen pas 11 vitesh në pushtet.
Forumi më i lartë drejtues i PS-së nis në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, dhe do të jetë i ndarë në tre sesione.
Në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, ministra të kabinetit “Rama 3” do të parqesin arritjet e deritanishme.
Në pjesën e dytë, atë për Antikorrupsionin, pritet të flasin ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj, të cilit Edi Rama i ka besuar kryesimin e Komisionit Antikorrupsion.


