Prokuroria e Posaçme SPAK ka zbardhur skemën sesi 5 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin drejt SHBA dhe Kandasë shtetas shqiptarë kundrejt shumave të parave qe varionin nga 20 mije deri ne 45 mije dollare.
SPAK thotë se nga të dhënat e hetimeve të deritanishme ka rezultuar e provuar ekzistenca e një grupi kriminal, i cili ka organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për disa shtetas shqiptarë, përmes dokumentacionit të falsifikuar, me destinacion përfundimtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo veprimtari kriminale dyshohet të jetë e mirë organizuar edhe në nivel transnacional, pasi kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA.
Advertisement
“Shtetasit e interesuar për të ikur drejt SHBA-ve kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës dhe me tej SHBA-ve, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar. E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 (njëzet mijë) USD deri në 45 000 (dyzetë e pesë mijë) USD”, sqaron SPAK.
“Arrest në burg” u caktua për shtetasin Luc Melaj, ndërsa masa “Arrest në shtëpi” për shtetasit Emanuel Melaj, Gezin Camaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj. Këta dy të fundin zyrtarë në pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit, përkatësisht me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit. Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


