Vlorë, makina përplas dy fëmijë në zonën e Lungomares

spot_img
Advertisements



Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, shtetasi maqedonas P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin

Latest articles

Related articles