Protesta e gjobitja e fermerëve në Maliq, reagon Basha e Lapaj

spot_img
Advertisements

Politikanët e opozitës Lulzim Basha dhe Adriatik Lapaj kanë reaguar për protestën e fermerëve në Maliq dhe gjobitjen e tyre nga policia e shtetit. Nga fermerët e shoqëruar në komisariatin e Maliqit, njëri prej tyre është gjobitur me shume 100 mijë lek te reja.23 fermerë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e kësaj proteste kanë marrë gjoba për parkim të gabuar për mjetet e tyre bujqësore në aksin nacional.

Për këtë arsye kanë reaguar nga demokratët euroatlantikë Lulzim Basha dhe nga lëvizja Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj.

Basha:

Një qeveri që vjedh fondet e BE-së për fermerët dhe i gjobitë ata sepse protestojnë me të drejtë për krizën në të cilën ndodhet sektori i bujqësisë, është e padenjë për të qëndruar në krye të punëve të vendit. Për vite me radhë fermerët janë braktisur, pa subvencione, pa akses në treg, pa kurrfarë ndihme, sepse prioriteti i vetëm i qeverisë Rama është korrupsioni. Djersa, mundi dhe sakrificat e fermerëve nuk meritojnë arrogancën dhe arbitraritetin e një pushteti të kalbur dhe të korruptuar në çdo segment të tij. Ne mbështesim kërkesat e tyre të drejta dhe e mirëkuptojmë revoltën e tyre të përligjur, ndaj i bëjmë thirrje autoriteteve të mos bëhen vegla të matrapazëve në pushtet.Fermerët shqiptarë japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, paçka se nuk marrin mbështetjen që gëzojnë fermerët e rajonit. Angazhimet tona konkrete për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen, do zhbllokojnë fondet që BE-ja ka pezulluar për shkak të korrupsionit të qeverisë aktuale, duke u’a kthyer ato fermerëve.Synim ynë kryesor për bujqësinë është mbështetja çdo vit me 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta, si dhe 50 milionë euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural. Me këtë paketë serioze, të hartuar nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, përfitojnë rreth 150 mijë familje fermere, duke i nxjerrë ato nga kriza në të cilën i ka futur qeveria më e korruptuar në Europë.Shqipëria meriton më shumë!

Lapaj:

Sot fermerët e Korçës dhe Maliqit nisën protestën për çmimet nën kosto të shitjes së grurit. Me 20 lekë për kg ua kërkojnë oligarkia grurin fermerëve pasi i mbysin me grurin serb të Ballkanit të Hapur.

Pasi ua përdhosin djersën fermerëve shqiptar, sot i mbytën dhe me gjoba nga 1 milion lekë.

I drejtohem në vetë të parë Drejtorit të Policisë për Qarkun Korçë. Mos u bëj vegël politike se një ditë do përgjigjesh në vetë të parë për sjelljen si bandit me njerëzit punëtorë të atdheut tonë.

Bëhu trim me bandat e jo me njerëzit e djersës!

I drejtohem fermerëve: Jam me ju! Mos u tërhiqni! Ju ftoj të marrshoni me traktorët tuaj drejt Tiranës. Mos u ndalni!

Latest articles

Related articles