Arrestohet hajduti “serial” i biçikletave në Tiranë

spot_img
Advertisements

Një 44-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi vidhte biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë në disa pallate teksa vjedh biçikletat dhe largohet duke i pedaluar ato qetësisht.

Ndaj 44-vjeçarit Henri Prokopi rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”

“Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Mountain bike”.

Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 44-vjeçar. Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe një biçikletë e vjedhur

Latest articles

Related articles