Berisha e akuzoi se i bëri Non Grata Britanike, reagon Basha: Janë dallavere të katit të 8të

spot_img
Advertisements

Sali Berisha rikthyer sulmet e egra kundër Bashës duke e akuzuar se është autor i nongratës së tij britanike.

A e dini ju o miq, për të mos hyrë në këto, do ua tregoj këtë se njeriu që ka denoncuar më shumë se kushdo tjetër me Suel Çelën, me Safet Bajrën, me Rrajat, me stër-Rrajat, jam unë. Kurse Alistair King-Smith ambasadori i madhërisë së tij, ka marrë shpifjen e Lulzim Bashës dhe e ka përcjellë si të vërtetë në qeverinë e tij” – tha Berisha.

Nga ana e tuj, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me akuzat e Sali Berishës i cili e akuzoi se ka dprë në “non grate-n” nga Britania e Madhe. Me anë të një postimi në facebook, Basha tha se mashtrimet që riciklohen nga kati i 8-të janë dallaveret e rradhës për të fshehur pazarin me Ramën për mbylljen e listave dhe me vendimin e 11 qershorit.Sipas tij, këto akuza vijnë kur Gjykata ka dhënë argumentin më qesharak për skandalin e vendimit të 11 qershorit, ai mundohet të riciklojë shpifje për të fshehur këtë pazar të ndyrë me Edi Ramën dhe oligarkët e përbashkët.Basha më tej shprehet se akuzat e lodhura të cilat janë hedhur poshtë edhe me vendim Gjykate në Britani të Madhe, nuk davarisin dot duhmën që lëshon marrëveshja e tij me Edi Ramën, që kundërmon brenda dhe jashtë vendit.

Latest articles

Related articles