Nxehtësia ekstreme mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë dhe të kërcënojë shëndetin seriozisht, duke përforcuar efektet anësore të shumë ilaçeve të zakonshme.
Moti i nxehtë mund të dëmtojë ilaçet si insulina të cilat kërkojnë ftohje. Injektorët pa gjilpëra mund të mos funksionojnë siç duhen nga i nxehti dhe medikamentet e dërguara me postë mund të përkeqësohen.
Pilulat e presionit të gjakut të cilat reduktojnë lëngjet në gjak mund të çojnë në dehidrim.
Beta bllokuesit për sëmundjet e zemrës mund të ulin rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe t’ju bëjnë më pak të vetëdijshëm për nxehtësinë e rrezikshme.
Disa antidepresantë mund të pengojnë aftësinë tuaj për të qëndruar të ftohtë.
Aspirina dhe qetësuesit e tjerë të dhimbjes pa recetë ulin nivelet e lëngjeve dhe natriumit, duke e bërë më të vështirë trajtimin e temperaturave të larta.
Gjithashtu, kombinimi i efekteve anësore të nxehtësisë dhe ilaçeve mund të çojë në marramendje dhe rrëzim.
Alkooli rrit gjithashtu rrezikun, tha farmacisti Bradley Phillips nga Kolegji i Farmacisë në Universitetin e Floridës, raporton AP.


