“Lepur, spiun” – Gjykatësi kallëzon qytetarin për fyerje

spot_img
Advertisements

Një 41-vjecar është vënë nën akuzë për përndjekje, por ai nuk ka përndjekur ndonjë vajzë, as ndonjë ish të dashur, por as më shumë e as më pak, por një gjykatës. Të paktën kështu thuhet në aktakuzën që disponon Verified news Agency, me drejtor Genc Sejko.

Mbase duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Por ndonëse i pandehuri ka kërkuar falje pasi ka qenë i dehur dhe nuk mban mend cfarë i ka thënë gjyqtarit që jeton në të njëjtën lagje, sërish Prokuroria e Tiranës ka vendosur ta dërgojë në gjyq.

Historia është e tillë.

Aulon P., gjyqtar në Kukës, në shtator të 2023, ka trokitur në dyert e komisariatit nr.1 në Tiranë duke kallëzuar një person, i cili sipas tij e shqetëson pa asnjë arsye. Ai ka pretenduar se në vitin 2020, në ditët e para të muajit dhjetor, kishte dalë nga shtëpia për të blerë ilace në farmaci. Përpara i ka dalë një person, duke e kërcënuar me fjalë të ndryshme “hajde këtu, lepur spiun, po flas me ty”. 3 apo 4 muaj më vonë, i njëjti person pretendon se ka ndalur në rrugë duke i thënë: “të kam parë në Bajram Curri, qenka veshur mirë”. .

Por në shtator të 2023 ai thotë se i njëjti person ju drejtua me fjalët “ruaju ruaju prokuror”. Ndaj ai nuk duroi më, por e kallëzoi, pasi po cënohej integriteti i tij si gjyqtar, njeri i ligjit. Personi është identifikuar dhe përpara hetuesve ka thënë se nuk ka asnjë problem me Aulon P, por si djem lagjeje mund t’i ketë hedhur ndonjë fjalë, sic ndodh rëndom në Shqipëri, kur mes të njohurish shkëmbëhen batuta.

Në lidhje me episodin e datë 20 shtator 2023 i pandehuri ka shpjeguar se ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk mban mend cfarë mund ti ketë thënë.

Latest articles

Related articles