Dumani: Kemi sekuestruar 41 MILIONË euro! Grupet shqiptare dominuese në trafikun e kokainës

spot_img
Advertisements


Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, është duke raportuar në Kuvend, në lidhje me raportin e punës së SPAK, përgjatë vitit 2023, ku pritet më pas të përballet dhe me pyetjet e deputetëve.

Dumani përsëriti deklaratat e bëra dhe më herët se grupet kriminale shqiptare kanë fituar terren dhe janë bërë domininante në fushën e trafikut të kokainës. Në lidhje me pasuritë e sekuestruara, për vitin e kaluar ato kapin shifrën e 41 mln eurosh.

DREJTËSIA në Kuvend/ Prokurori i Përgjithshëm: Gjatë 2023 pati një ulje të kriminalitetit!

Ndërkohë që në mesin e veprave penale që janë nën juridiksionin e SPAK, është dhe ajo e terrorizmit, që sipas Dumanit, ka pasur vetëm 3 persona. Kreu i SPAK tha se ka një rënie të denoncimeve nga institucionet me rreth 40%.

“Grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar dhe janë përfshirë në trafikun e drogave të forta, duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e sofistikuar të cilët operojnë përmes call center, dëmin që u shkaktohet viktimave shkon në milionë euro”, tha Dumani.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha më tej, se nga masat e sigurisë që SPAK ka kërkuar përgjatë një viti, ajo e arrestit me burg zë 49% të rasteve.

“Paçka se hetojmë krimin e organizuar, sot për të qenë realist, ndër më të fuqishmit në botë dhe një nivel të sofistikuar subjektesh, masa e arrestit në burg në kërkesat tona zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Aktualisht, numri total i të paraburgosuve nëpër institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nga SPAK zënë vetëm 8.5% në raport me numrin e përgjithshëm të të paraburgosurve në Shqipëri”, tha ndër të tjera Altin Dumani

Latest articles

Related articles