“Ka blerë dy diploma master”, “ylli” i Barcelonës Lewandowski akuzohet për mashtrim

spot_img
Advertisements

Shtypi polak raporton këtë të premte se Robert Lewandowski akuzohet për mashtrim, pasi ka blerë dy diploma master.

Sipas agjencisë së lajmeve Onet, emri i sulmuesit të Barcelonës figuron në një listë të gjerë që lidhet me një hetim policor për trafikun e diplomave, madje ekziston dyshimi se ai është diplomuar dy herë për arsim në Universitetin privat të Lodzit, edhe pse nuk është paraqitur kurrë për të dhënë provimet.

Në qendër të kësaj polemike është një ish-drejtor sportiv i quajtur Zbigniew D., por personi që hodhi dyshime për kapitenin e kombëtares polake ishte një ish-mësues, i cili konfirmoi se lojtari nuk ishte paraqitur në provimin e lëndës së tij.

“Robert Lewandowski bleu diplomën e tij nga një universitet privat në Lodz. E shkruaj me gjithë përgjegjësi sepse ai “ka kaluar” dy provime me mua. Të gjitha këto i kam zbuluar gjatë seancës si dëshmitare në këtë rast të neveritshëm”, ka raportuar Barbara Mrozinska në një publikim në X, më 7 korrik

Latest articles

Related articles