Rikthimi i Berishës në grup parlamentar, Alibeaj: Asnjë non grata pjesë e PD

spot_img

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bëri me dije në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteve se grupi parlamentar i PD ka votuar në mbledhjen e datës 3 prill, revokimin e të gjitha masave disiplinore të ndërmarra ndaj deputetëve demokratë gjatë kësaj legjislature.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi këtë veprim të kryetares së Kuvendit si ngjarjen më të hidhur të radhës të pazarit mes mazhorancës dhe Rithemelimit.

“Nikolla përfshiu në grupin e PD deputetë të përjashtuar në mënyrë zyrtare nga PD, qëndrimi ynë ka qenë distancim nga praktikat korruptive. Sot doli gjasme mbrojti interesat e PD, Nikolla. Të gjitha pazaret e natës i përfshijnë në vorbullën e politikës së vjetër 30-vjeçare. Qëndrimi i PD ka qenë mbi parime; asnjë i korruptuar, asnjë non grata nuk do jetë pjesë e PD, mund të jetët pjesë e grupimeve që bën Nikolla por jo pjesë e PD”, tha Alibeaj

Latest articles

Related articles