Në një lidhje live në News24 deputeti Edi Paloka ka komentuar situatën politike në vend, ku tha se qytetarët duhet të ngrihen në protestë për të drejtat e tyre.
Për 700 mijë euro të Metës, që më vonë gjykata vendosi që as filmimet nuk ishin të vërteta, u bë gjithë ai 21 Janar. Në protestën para Bashkisë duhet të ishte gjysma e Tiranës, sepse të gjithë janë të vjedhur. Veliaj është një zar i Edi Ramës, lidhjet e tyre me Soros bëjnë që të kenë “çiftizim”, sepse nuk besoj se e duan shumë njëri-tjetrin. Unë kam thënë se SPAK është si Sigurimi i Shtetit.