Fermerët “derdhin” qumështin për protestë në Fier. PD përkrah kërkesa e tyre

spot_img
Advertisements

Kryetarja e degës së PD Fier Eriselda Zotaj ka marrë pjesë në protestën e fermave të qarkut Fier sepse janë në hall përshkak të qumështit kontrabandë nga Serbia, pasojë e Open Ballkans. Dhjetra fermerë protestojnë për mungesën e mbështetjes nga qeveria e Bashkia

Ja postimi i saj:

“Lahet” me qumësht rrethrrotullimi Savër!

Bujqit dhe fermerët ndodhen përballë politikave denigruese dhe shfrytëzuese.

Importojmë qumësht nga Serbia apo
Sllovenia, dhe qumështin vendas e derdhim në rrugë‼️
Ne kemi luleshtrydhe që hidhen, qumësht që derdhet, pemë që priten, pyje që digjen‼️
Çfarë duhet të ndodhi tjetër⁉️

Gjëndja e fermerëve është alarmante.
Alarmi qëndron në faktin se jo vetëm këto imazhe drithëruese ku djersa e mundi i blegtorëve e fermerëve flaket në rrugë, por edhe statistikat tregojnë rënien pikiat të këtij sektori kaq të rëndësishëm të bujqësisë.

📌Importet mbysin tregun!
📌Subvencionet më të ulta në rajon!
📌Qeveria ka dështuar me skemat mbështetëse!
📌Uje drastike e çmimit brënda 1 viti!

Blegtorët e fermerët janë të pambrojtur nga konkureca e padrejtë e mallrave të importit, nga vjedhja e neglizhenca institucionale.
Për këtë shkak po shkojnë drejt një falimeti të sigurt.

Kjo situatë tepër komplekse kërkon vullnet politik, angazhim të menjëhershëm, të merren masa për stimulimin e prodhimit vendas, për mbrojtejn e konsumatorit, për ndalimin e braktisjes së fshatit e shpopullimit të vëndit.

Me fermerin! Me blegtorin! Me konsumatorin!

partiademokratike #LulzimBasha #PD #zgjidhje #fermer #fier #konsumator

spot_img

Latest articles

Related articles