PD, Kthupi: Amnistia Manja-Bardhi liroi anëtarët e Komisioneve të Tenderave të burgosur

spot_img
Advertisements

Temë e emisionit Review në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte kalimi në parlament i ligjit për amnistinë penale.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Rezart Kthupi, tha se nga ligji përfitojnë të gjithë zyrtarët e shtetit që nuk kanë qen titullar institucioni, por që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion.

Duke marrë si shembull konkret tenderin e uniformave të policisë, juristi tha s enga amnistia përfitojnë të gjithë zyrtarët që janë dënuar për shkelje të barazisë në tendera.

“Çdo pjesëmarrës i njësisë së prokurimit, i vlerësimit të ofertave që ka shkelur tenderin për hir apo llogori të drejtorit, apo për llogari të tij, dhe është dënuar nga Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin sot përfiton 1 vit e gjysmë ulje dënimi.

Çdo person që nuk është titullari i institucionit përfiton nga amnistia. U bë shamatë e madhe për tenderin e uniformave të policisë, ku u dënuan 7 apo 12 zyrtarë, të gjithë ata përfitojnë. E njëjta gjë vlen për çdo tender dhe çdo zyrtarë që është dënuar për shkelje të barazisë në tendera. Amnistia është parim”, tha Kthupi

Latest articles

Related articles