Ka një përpjekje mediatike për të induktuar në publik faktin që Gazmend Bardhi është takuar me njerëz të Erion Veliajt, në periferi të Tiranës, për të rinxjerrë nga sirtari dosjen e Xibrakës për ti bërë hije arrestimeve të drejtorëve të Bashkinë e Tiranës.
E vërteta është që Gaz Bardhi është dorëzuar totalisht tek Sali Berisha. Ai nuk bën asgjë pa i thënë Sali Berisha. Është Sali Berisha që ka komunikime me Erion Veliajn dhe shumë ministra të PS. Ashtu siç ka Edi Rama komunikimi me deputetë të Sali Berishës. Kjo është politika në Tiranë. Një pazar i vazhdueshëm.
Është gjynah të thuhet se Erion Veliaj ka nxjerrë Gaz Bardhin për të devijuar vëmendjen nga Bashkia tek Olsi Rama.
Të gjithë oligarkët që kanë numrin e Sali Berishës kanë numrin e telefonit të Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Nuk duhet shumë fantazi për të kuptuar çfarë po ndodh në prapaskenë.
Është Edi Rama që merret personalisht për të bërë pazar me Sali Berishën, goditur Lulzim Bashën e hapur gropën Erion Veliajt, duke ia lënë fajin Belinda Ballukut, e cila ia motive për tu hakmarrë.
Është Sali Berisha që punon për Erion Veliajn. E ka mision. Nis nga viti 2004 i lëvizjes Mjaft deri tek 14 maji 2023, me sabotimin e zgjedhjeve të Bashkisë Tiranë. Lejet e ndërtimit për Kullat e shtufëve të Saliut janë bakshish.