Kthupi: Duhet një pol i tretë, kundër pazarin Rama-Berisha

spot_img

Sekretari për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike, Rezart Kthupi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, se të gjithë faktorët politik, përveç PS-së dhe Rithemelimin, që kanë mbështetur listat e hapura duhet të krijojnë një pol të tretë që të bëjnë presion kësaj marrëveshje.

“Pothuajse të gjithë faktorët politik në Shqipëri, në përjashtim të PS-së dhe Rithemelimit kanë një qëndrim të qartë në raport për listat e hapura. Thelbi i gjithë diskutimi për Reformën Zgjedhore dhe kontestimi madhor ndaj tij janë vetëm listat e hapura. Vetëm këta dy faktor janë kundër ndërsa të gjithë faktorët e tjerë politik e kanë shprehur interesin e tyre, nga Adriatik Lapaj i pari, tek Ilir Meta i fundit”, tha Kthupi.

Sipas tij, kjo “do të thotë që ka konsensus të ndërtuar politik ndërkohë dhe ky konsensus i ndërtuar për listat e hapura duhet të përkthehet në një bashkim. Kjo nuk do të thotë që të kemi bashkim elektoral por qoftë dhe për këtë çështje të listave të hapura”.

Latest articles

Related articles