Çuçi, pas pazarit me Berishën: E përshëndes përfundimin e absurdit në Kuvend

spot_img
Advertisements

Bledi Çuçi: “E përshëndes kthimin e kolegëve në normalitet dhe përfundimin e këtij aksioni absurd. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhe, por pavarësisht nga shkaqet që i kanë bërë të kthehen, mbetet për t’u përgëzuar një jetë normale parlamentare. Në lidhje me dy thirrjet, e para e Bashës dhe e dyta ishte si një kapitullim i komisionit bipatizan zgjedhor nga Alibeaj.

Sot mbaron afati i komisionit dhe për fat të keq po presion produktin përfundimtar, nga deklarimet e Alibeajt duket se nuk do të ketë një produkt përfundimtar. Alibeaj e tha se produkti i këtij komisioni do të ishte dokumenti që kemi dorëzuar në parlament.

Por çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Kuvend dhe thotë këto janë kushtet tonë. Ky është dhe burimi i dështimit të këtij komisioni.
ADVERTISING

Gjithsesi ne do të presim rekomandimet e komisionit, do ti shqyrtojmë dhe do të mbajmë një qëndrim në Parlament. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo jo listat e hapur, po ne jemi ata që kemi votuar që emigrantët të votojnë.

Të gjithë këto janë adresuar dhe do presim rezultatet e komisionit bipartizan që ka zgjat më shumë se askush tjetër dhe si duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”

Latest articles

Related articles