Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu tha në MCN Live se nuk pret rezultate konkrete nga komisionet hetimore, duke theksuar se e vetmja gjë që mund të japë rezultate konkrete është një lëvizje popullore. Shehu tha se është ende herët për të mbajtur një qëndrim në raport me investimin e dhëndrit të Trump në Shqipëri. Ai shtoi se PD është një parti pro investimeve të huaja në Shqipëri, mjafton që ato të jenë në përputhje me ligjet dhe interesat e vendit.
Nuk ka ndonjë marrëveshje, harrojeni këtë gjë. PS u detyrua si pasojë e popullit të 20 shkurtit të fillojë të lejojë 2 komisione hetimore, për mua s’ka ndonjë vlerë të madhe, është veprim sekondar, që nuk rregullon demokracinë e brendshme dhe në vend. PD do ta vazhdojë luftën për të vënë në evidence deformimin më të madh të demokracisë që është burgosja e Berishës, të tjerat janë elemente sekondare, 2-3 komisione s’kanë ndonjë vlerë. Kur lideri i opozitës burgoset nuk ka demokraci normale në një vend. Edhe komisionet do të përdoren kryesisht për të denoncuar burgosjen politike të Berishës. Nuk ka përfunduar aksioni opozitar



