Të shkrijmë Shqipërinë për të vënë pasurinë – REDAKSIONALE

spot_img
Advertisements

Ndryshe nga Rilindësit e vërtetë që shkrinë pasurinë për të bërë Shqipërinë e pavarur, Rilindësit e dytë të përfaqësuar nga Edi Rama po shkrijnë Shqipërinë për të vënë pasurinë.

Ofrimi i tokës shqiptarëve qeverive të huaja, bizneseve të huaj dhe familjeve oligarkike amerikane është një shembull sesi Edi Rama shet për të blerë pushtet.

Alabarit të Dubait i jep portin 2 mijëvjeçar të Durrësit për të ndërtuar pallate për çunat e Dubait që i kanë bërë miliarda me kokainë.

Qeverisë italiane i jep tokën e Shëngjinit e Gjadrit për të bërë kampe përqendrimi për mijëra refugjatë afrikanë. Qeveria italiane do të vendosë flamurin e saj mbi godina.

Familjes së Donald Trump i jepet Sazani e Zvënerci si bakshish ndërkombëtar për të mbajtur pushtetin në Shqipëri me leje amerikane.

Kushedi sesa toka publike e private janë dhënë me letra dhe ne sdimë asgjë. Ajo që ne dimë është se pronarët akoma nuk kanë marrë tokat e tyre e as kompensim për dhjetëra vite dëme të pronës së tyre.

Këtë që po i bën Edi Rama Shqipërisë nuk ia ka bërë as turku e as greku, me vetëdije.

Latest articles

Related articles