Një 103 vjeçarare në timon pa patentë dhe sigurim alarmon karabinierët

spot_img
Advertisements

Një 103 vjeçarare po drejtonte makinën e saj në orën 01:00 të natës. Dhe ndër të tjera me patentë të skaduar. Nuk është një film, por skena reale, para së cilës u gjendën karabinierët e Bondenos, në provincën e Ferrarës, kur morën lajmin se një makinë e bardhë po lëvizte në mënyrë të rrezikshme në qytezë, shkruan today.it.

Karabinierët arritën ta gjurmojë makinën dhe ta ndalojë atë. Në momentin e kontrollit, e moshuara ka treguar një leje drejtimi që kishte skaduar njëzet e katër muaj më parë.

Por surpriza e vërtetë ishte zbulimi se e moshuara ishte 103 vjeç. Duke pasur parasysh orën e vonë, gruaja donte të kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar me miqtë, por humbi orientimin dhe e gjeti veten duke u endur nëpër rrugët e Bondenos.

Dhe kjo nuk është e gjitha pasi policia konstatoi se automjeti nuk kishte asikuracion.

Për këtë të moshuarës i është vendosur gjoba përkatëse dhe makina është marrë në dorëzim nga një karraotrec. Emoshuara u dërgua në shtëpi, me policinë që po punonte për të siguruar që të mos kishte probleme të mëtejshme kritike.

Latest articles

Related articles